top of page

Skënderbeu mbush arkën, por a e ka mbushur ekipin?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 18
  • 2 min read

Ka pasur shumë diskutime së fundmi, edhe për faktin se në këto kushte drejtuesit e ekipit dhe Presidenti Ardjan Takaj kanë vendosur të largojnë disa futbollistë, duke thënë shpesh se janë “shitur”, edhe pse ky term nuk është i saktë.

Të paktën në këtë sezon të fundit, disa futbollistë me peshë nga Korça janë larguar, duke filluar nga Franklin në fillim të sezonit dhe më pas Dean Liço, ndërsa në fund janë larguar Rashica dhe Rabiu.

Edhe pse shumat mund të jenë të konsiderueshme, të paktën nga shitja e këtyre futbollistëve mund të jetë përfituar mbi 1.5 milionë euro, një shumë e kënaqshme që tregon për një menaxhim të mirë të ekipit në këtë drejtim.

Por, shtrohet pyetja: A janë afruar të duhurit në këtë moment? Është shpejt për të thënë po ose jo, por në fund të fundit duhet parë rezultatet, pra ato që i mungojnë këtij ekipi.

Gjithçka do të ishte në kufijtë e ideales nëse do të kishte një vazhdimësi në rezultatet pozitive. Si numër, duhet marrë parasysh që janë afruar futbollistë të cilësisë së mirë, ka kaluar një kohë dhe tani pritet që ata të vërtetojnë se janë të tillë, për të marrë përsipër misionin e madh, atë të shpëtimit të ekipit.

At least in this last season, several key players from Korça have left, starting with Franklin at the beginning of the season, followed by Dean Licco, and in the end, Rashica and Rabiu have also left.

Although the sums may be debatable, at least from the sale of these players, more than 1.5 million euros could have been gained. This is a significant amount, which indicates good management of the team in this regard.

However, the question arises: Have the right players been brought in at this moment? It is too soon to say yes or no, but in the end, the results need to be seen, that is, what is missing from this team.

Everything would be at the borders of the ideal if there was continuity in positive results. As a number, it should be considered that quality players have been brought in, time has passed, and now it is expected that they prove to be what is needed, to take on the big mission, that of saving the team.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page