top of page

SKËNDERBEU merkato!/A e mbajti fjalën presidenca korçare?!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 7
  • 2 min read

Në hapjen e merkatos, ishte trajneri Ernest Gjoka, i cili ka deklaruar se nga ana e klubit dhe e presidencës ka marrë garanci që do të afrohen futbollistë cilësorë nga merkato dhe Gjoka duket se tani nuk ka asnjë zhgënjim në këtë drejtim.

Natyrisht, klubi kishte njoftuar se Rashica ishte një mundësi për t’u larguar, por më pas u shtua edhe Rabiu. Por menjëherë janë afruar të duhurit, të paktën ky është opinioni në këtë moment. Kështu, fillimisht ishin Estrella dhe Luquinhas, dhe së fundmi janë Felipe, Sabo, Ukiçi dhe Nasr.

Në këto kushte, edhe vetë Gjoka ka folur për disa prej tyre, të cilët kanë një gjendje të mirë dhe do të jenë pika referimi për ekipin. Madje, ai më shumë se çdo gjë tjetër ka dashur të plotësojë Rashicën në sulm, të cilin e mendon se do ta zëvendësojnë Sabo ose Nasr, ndërkohë që Rabiu është zëvendësuar nga Estrela dhe e pamë edhe tek ndeshja me Dinamon.

Por jo vetëm kaq, pasi në ekip Gjoka tani ka shumë alternativa, si në mesfushë, ashtu edhe në repartet e tjera, dhe konkurrenca mund t’i bëjë mjaft mirë ekipit.

Si konkluzion, mund të themi se presidenca korçare e ka mbajtur fjalën për t’i afruar trajnerit futbollistët e duhur.

Under these conditions, even Gjoka himself has spoken about some of them, who are in good condition and will be key references for the team. In fact, more than anything, he wanted to complete Rashivcën in attack, which is expected to be either Sabo or Masr, while Rabiu was replaced by Estrela, and we saw him even in the match against Dinamo.

But it’s not just that, as Gjoka now has many alternatives in the team, both in midfield and other areas, and the competition might benefit the team greatly. In conclusion, we can say that the Korça presidency kept its word to bring the coach quality players.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page