Skënderbeu në vështirësi, terrenet janë të mbuluara nga bora
- Korca Boom
- Jan 13
- 2 min read
Reshjet e borës të rënë gjatë ditës së djeshme dhe sot kanë krijuar një trashësi të konsiderueshme, duke bërë që të gjithë terrenet sportive në Korçë të jenë të mbuluara nga bora e rënë Jo vetëm kaq, por edhe temperaturat e ulëta që do të jenë në ditët në vazhdim bëjnë që terrenet jo vetëm të jenë të rënda, por do të kenë edhe praninë e akullit, ndaj duhet shumë kujdes.
Madje, edhe fusha sintetike që i përket aneksit të stadiumit është duke u shtruar me tapetin e ri dhe do të jetë e vështirë të largohet bora. Në këto kushte, korçarët duhet të mendojnë për një zgjidhje. Seancat duhet të vazhdojnë dhe ekipi nuk ka kohë për të humbur aspak. Nga sa mësohet, stafi teknik, me në krye trajnerin Gjoka, po mendon për zgjidhje alternative për të kaluar këtë moment.
Ka mundësi që të kryhet një seancë stërvitore edhe në Pallatin e Sportit, por nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet edhe në fushë, nëse do të bëhet e mundur të ngrihet bora ose të largohet, por kjo është për momentin shumë e vështirë. Ndërkohë, duhet menduar edhe për stadiumin, pasi në mesjavë luhet ndeshja e Kupës dhe më pas vjen Vllaznia në Korçë.
In these conditions, the players must think of a solution. The training sessions must continue, and the team cannot afford to lose any time. According to reports, the technical staff, led by head coach Gjoka, is considering alternative solutions to overcome this situation. There is a possibility of holding a training session in the Sports Hall, but it is also not ruled out that it could take place on the field, if it becomes possible to either clear the snow or remove it, though this seems difficult for now. Meanwhile, consideration must also be given to the stadium, as the Cup match is scheduled for mid-week, and afterwards, Vllaznia will visit Korça.
“KORÇA BOOM”