top of page

Skënderbeu nesër ndaj Dinamos, trajneri Gjoka me ambicje përpara ndeshjes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 25
  • 1 min read

Skuadra korçare ka mbyllur edhe sesionin stërvitor të fundit para ndeshjes me Dinamon, një takim kthimi ky, aty ku korçarët vijnë pas fitores në ndeshjen e parë 2-0.

Pikërisht në këtë moment, trajneri Ernest Gjoka e vlerëson si: “Një moment i mirë për ne, deri sa jemi në këtë pikë, dhe pse jo, të mos kemi ambicjet tona për këtë garë? Ne jemi një ekip që kemi cilësi dhe mundësi shumë herë më tepër.”

Kështu që, edhe pse kanë mendjen tek mbijetesën, kjo e parashikuar edhe nga Gjoka: “Ne kemi një objektiv madhor dhe për ne është vetëm mbijetesa. Kjo nuk do të thotë që na shpërqëndron ndeshja e Kupës, përkundrazi, do të na ndihmojë.”

Nga sa është mësuar nga trajneri, gjendja e ekipit është shumë e mirë dhe janë të gjitha mundësitë që ekipi të jetë në kuadër të atyre ndeshjeve me vazhdimësi, sikurse ishte kjo e javës së kaluar.

At this moment, coach Ernest Gjoka evaluates it as: “A good moment for us, as we are at this point, and why not, have our ambitions for this competition? We are a team with quality and many more possibilities.”

Thus, even though they are focused on survival, as predicted by Gjoka: “We have a major goal, and for us, it is only survival. This doesn’t mean that the Cup match distracts us; on the contrary, it will help us.”

From what has been learned from the coach, the team’s condition is very good, and all possibilities are in place for the team to continue in the same direction as the matches last week.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page