top of page

Skënderbeu njofton ndeshjen ndaj Vllaznisë me Ardit Nikaj

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 18
  • 2 min read

Nëse ka një ndeshje që duhet fitore është ajo e nesërmja ndaj Vllaznisë. Pikërisht nesër në orën 16:30 Skënderbeu do të presë në shtëpi shkodranët, në një përballje që në fakt më shumë u duhet bardhekuqve, për vetë pozitat e vështira që kanë në tabelën e klasifikimit.

Pak momente më parë ka qenë klubi bardhekuq që ka njoftuar ndeshjen e nesërme me logon e Ardit Nikajt. Shkodrani nesër do të ketë përballë shkodranët dhe kujtojmë që Ardit Nikaj është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë dhe, ndaj Partizanit fundjavën e kaluar debutoi me gol, një start si jo më mirë.

Të gjithë në juglindje mezi presin këtë ndeshje të nesërme, përballje që sigurisht do të flasë për të ardhmen e Skënderbeut dhe në rast trepikëshi korçarët afrohen shumë me skuadrat e tjera që ka sipër. Ky është momenti i kthesës edhe për atë se Skënderbeu nesër pret Vllazninë dhe një javë më vonë pret edhe Teutën, pra dy ndeshje radhazi në shtëpi.

Sot është seanca e fundit stërvitore dhe trajneri Ernest Gjoka vendos edhe për formacionin, i cili nuk pritet të ketë shumë ndryshime, sidomos në vijën e parë, ku Bismark do të ketë nga krahët Rashicën dhe Nikajn, treshe sulmuese që premton gola edhe nesër.

Pritet që nesër të ketë një interesim edhe më të madh në shkallët e stadiumit “Skënderbeu”, teksa skuadra ka nevojë më shumë se kurrë më parë për ultrasit e vet.

[quads id=7]

Forca Skënderbe! Nesër bën punë vetëm fitorja!

If there is a match that must be won, it is tomorrow’s against Vllaznia. Tomorrow, at 16:30, Skënderbeu will host the Shkodrans in a match that is crucial for the Corçar team, considering their difficult position on the league table.

Just a moment ago, the club announced tomorrow’s match with the logo of Ardit Nikaj. The Shkodran will face his hometown team, and it’s worth remembering that Ardit Nikaj has returned after a long injury and scored a goal on his debut against Partizani last weekend—a start that couldn’t have been better.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page