top of page

Skënderbeu nuk është një ekip fushe më shumë pikë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 18
  • 1 min read

Skënderbeu në këtë moment ndodhet me 30 pikë, një pozicion që e rendit në vendet e fundit të tabelës dhe është në një rivalitet të hapur me pesë ekipe të tjera, të cilat kanë edhe ato një afërsi shumë të madhe, ku vendi i gjashtë është vetëm tre pikë larg. Një garë e hapur për të gjithë ekipet dhe kjo është një çast që do kërkojë shumë kujdes, por do të ndalemi vetëm tek një aspekt i të gjitha analizave që mund të bëhen, duke parë ecurinë e këtij ekipi në këtë sezon futbollistik.

Këto 30 pikë që kanë marrë korçarët, duhet të bien në sy, pasi 17 pikë i kanë marrë në transfertë dhe vetëm 13 pikë në fushën e tyre. Kjo tregon se Skënderbeu nuk është një ekip fushe, madje shpesh herë kemi thënë se korçarët luajnë më mirë jashtë fushës së tyre dhe arrijnë fitore. Këtë e kanë vërtetuar dhe kjo është një shenjë shumë e mirë që ata marrin pikë në transfertë, por do të ishte akoma më mirë që të merrnin edhe pikë në fushën e tyre. Kjo tregon se në Korçë luhet futboll dhe ekipet kundërshtare nuk kanë presionin e faktorit fushë.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page