top of page

Skënderbeu nuk reagon ndaj Laçit, ja arsyeja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 5
  • 1 min read

Ditën e djeshme, nga ana e klubit të Laçit, u bë një deklaratë kundër ekipit të Skënderbeut, e cila në realitet nuk ishte aspak e nevojshme. Të paktën, nga ana e ekipit korçar nuk ka ndodhur ndonjëherë një veprim i tillë. Gjithsesi, është një luftë e ashpër dhe, pse jo, me një ngarkesë të madhe psikologjike, dhe natyrisht, duket qartë se Laçi është ndikuar shumë nga ky presion.



Është e vërtetë që ka një luftë mediatike para çdo takimi, dhe kjo është normale, pasi çdo ekip dhe futbollist ka të drejtën të bëjë deklarata. Por nuk duhet të kalohen kufijtë, sidomos duke akuzuar pa të drejtë, jo vetëm Skënderbeun.


Përpjekjet tona për të marrë një qëndrim nga klubi korçar kanë dështuar, pasi duket se ata nuk duan të bien në këtë “grackë” dhe kanë vendosur të heshtin dhe të mos komentojnë. Kjo është edhe për faktin se ata dëshirojnë ta kalojnë këtë situatë si një deklaratë të zakonshme dhe asgjë më shumë.


Duket se qetësia është ajo që kërkohet të jetë tipari i skuadrës korçare në këtë ndeshje, edhe pse natyrisht, në fushë do të ketë tensione dhe ngarkesa.



Por në fund të fundit, është vetëm një ndeshje futbolli dhe pikët do të meritohen nga ata që do të jenë më të mirë.

Le të jetë një ndeshje futbolli e bukur dhe me rivalitet të shëndetshëm, sepse kjo e shërben futbollit dhe natyrisht i jep shijen më të mirë edhe tifozëve.


KORÇA BOOM



 
 
bottom of page