top of page

Skënderbeu nuk stërvitet në Korçë, ja ku do të zhvillohet…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 16
  • 1 min read

Kushtet e vështira atmosferike në Korçë, bora ka mbuluar të gjithë terrenet sportive, por jo vetëm kaq, pasi edhe aneksi me bar sintetik nuk ka përfunduar së shtruarit të tapetit. Ditën e djeshme, korçarët zhvilluan edhe jashtë Korçës ndeshjen e kupës me Vorën. Një ndeshje që, siç dihet, u zhvillua në Devoll, atje ku korçarët fituan dhe janë përpara për në kupë.

Por sot, stërvitja ka qenë e ndarë në dy grupe, ku një pjesë e lojtarëve kanë qenë në palestër, ndërkohë që të tjerët kanë kryer vrapime në pistë. Por ajo që ka rëndësi lidhet me punën me topin, dhe korçarët kanë vendosur që ditën e nesërme stërvitjen e tyre ta zhvillojnë në qytetin e Maliqit, atje ku fusha është e shtruar me bar sintetik.

Drejtuesit e ekipit nuk kanë dashur të zhvillojnë një stërvitje të tillë në këtë fushë, pasi dëmton futbollistët, por nuk kanë pasur zgjidhje tjetër dhe kështu janë detyruar të përgatiten në këtë fushë deri në momentin që mund të zbresin në një fushë me bar natyral.

However, what is important is the work with the ball, and the Korça team has decided to hold their training session tomorrow in the city of Maliq, where the field is equipped with synthetic grass. The team’s leaders did not want to conduct such a training on this field as it harms the players, but they had no other choice, and thus they are forced to train on this field until the moment they can play on a natural grass field.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page