Skënderbeu shkëlqen: Tifozët rikthejnë shpresën për mbijetesë!
- Korca Boom
- Mar 3
- 2 min read
Një fitore me vlera të dyfishta kanë arritur korçarët ndaj ekipit të Bylisit, një ndeshje që ishte më shumë se e merituar dhe jo rastësisht janë shënuar tre gola. Kjo ka bërë që tifozët korçarë të shprehin hapur besimin se do t’ia dalin mbanë.
Elena: Po, sikur të kishim luajtur kështu edhe në ndeshjet e kaluara, do ishim shumë lart në renditje. Gjithsesi, suksese!
Juniku: Jam kurioz të shoh ata pseudo-analistë që e quanin gjithçka të dështuar, tani çfarë do të thonë?
Gjergji: Duket se po kthehemi shumë fort, forca djema, kështu vazhdoni!
Lulzimi: Ky ekip sot më ka kujtuar ekipin e Dajës. Këto ndeshje të mbetura le të jenë një finale e madhe.
Iliri: Isha dyshues për fitoren ndaj Egnatias, por sot me këtë ndeshje e kanë vërtetuar se janë një ekip që do të mbijetojë.
Agroni: Sot u panë cilësitë e futbollistëve të afruar, por duan pak përgatitje fizike.
Lumturimi: Pas shumë kohësh, u kënaqëm me lojën e bukur që u zhvillua.
Kalari: Kemi mundësi të mbijetojmë në Superligë, por duhet edhe më shumë besim tek vetja.
Elena: If we had played like this in the previous matches, we would be much higher in the standings. Anyway, success! Juniku: I’m curious to see those pseudo-analysts who used to call everything a failure, now what will they say? Gjergji: It seems that we are coming back even stronger. Keep it up, guys! Lulzimi: This team today reminded me of the Daja team. These remaining matches should be a great final. Iliri: I had doubts about the victory against Egnatia, but today with this match, they have proven that they are a team that will survive. Agroni: Today, we saw the qualities of the newly joined players, but they need a little more physical preparation. Lumturimi: After a long time, we enjoyed the beautiful game that was played. Kalari: We have the possibility to survive in the Super League, but we need even more confidence in ourselves.
“KORÇA BOOM”