top of page

Skënderbeu “shpartallon” Bylisin, fitore e madhe në Ballsh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 2
  • 1 min read

Skënderbeu i Ernest Gjokës arriti një fitore spektakolare me rezultatin 0-3 ndaj Bylisit në “Adush Muça”, duke ndezur kështu “luftën” për mbijetesë. Falë këtij 3 pikshi të artë, falë golave të egjiptianit Nasr, që realizoi dopietë dhe braziliani Lukinja, korçarët arritën të ngjiteshin në kuotën e 26 pikëve, teksa tashmë diferenca me ballshiotët është vetëm 2 pikë. 

Ky ishte triumfi i dytë radhazi për Skënderbeun, që duelin e ardhshëm do e luajë në transfertë ndaj Elbasanit, ndërkohë që Bylisi pret Teutën në shtëpi.  

Një fitore e madhe e Skënderbeut që e ngjit në kuotën e 26-të pikëve bardhekuqtë dhe tashmë është një fazë tjetër kampio nat për tu lujtur dhe ka shpresa të mëdha për mbijetesë.

Forca “Ujqër”!

BYLIS – SKËNDERBEU 0- 3

Shënues: Nasr 23′, 32′, Morais 80’

Superiore: Java e 27-të

Stadiumi: “Adush Muça”

Formacionet zyrtare:

BYLIS: Eduardo, Bruno, Ilieski, Abazaj, Ofori, Peralta, Mahmuti, Përgjoni, Malomo, Da Silva, Berko. Trajner: Gentian Mezani 

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Shaqe, Doka, Sabo, Estrela, Juri, Nikaj, Nasr, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka

Ernest Gjoka’s Skënderbeu achieved a spectacular 0-3 victory against Bylis at “Adush Muça,” igniting the battle for survival. Thanks to this crucial three-point win, with goals from the Egyptian Nasr, who scored a brace, and the Brazilian Lukinja, the Korçars climbed to 26 points, reducing the gap with Bylis to just two points.

This was Skënderbeu’s second consecutive triumph, and their next match will be an away fixture against Elbasani, while Bylis will host Teuta at home.

A great victory for Skënderbeu, bringing them to 26 points, as they enter a new phase of the championship with high hopes for survival.

Go “Wolves”!

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page