SKËNDERBEU sot tifo për Partizanin në derbi. Luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 33-të
- Korca Boom
- Apr 7
- 1 min read
Skënderbeu sot pret i qetë dy ndeshjet e fundit të javës së 33-të, teksa do të luhet në Rrogozhinë dhe në kryeqytet.
Pas fitores së djeshme së Skënderbeut në Laç sigurisht që bardhekuqtë kanë hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për shpëtimin nga rënia prej superligës, por sigurisht janë edhe 180 minuta të tjera për tu luajtur dhe të gjithë duhet të jenë me “këmbë në tokë”.
Ndërkohë që skuadrat e tjera rivale të Skënderbeut në këtë rënie i kanë luajtur ndeshjet e tyre, sot mbtet për tu parë vetëm Tirana, ekip që Skënderbeut i intereson që të mundet në derbin e kryeqytetit.
Sot në orën 17:00 në Rorogzhinë luhet Egnatia-Elbasani, një ndeshje që nuk u intereson korçarëve, pasi të dy skuadrat janë në pjesën e sipërme të tabelës. Në orën 20:00 luhet derbi i kryeqytetit dhe Tirana-Partizani është takim që edhe te Skënderbeu pritet me interes.
Kjo për atë se një humbje tjetër e Tiranës, do të thoshte një rival më poshtë në luftën e rënies së superligës.
Aq më tepër që Tirana është rivali që në fundjavë do të udhëtojë drejt Korçës për tu përballur me Skënderbeun dhe një fitore e bardhekuqve do ti thoshte përfundimisht lamtumirë rrezikut.
JAVA E 33-TË E SUPERIORE
6 prill (DJE)
Laçi-Skënderbeu 1-2
Bylis-Vllaznia 1-0
Dinamo-Teuta 1-1
7 prill (SOT)
Ora 17:00 Egnatia-Elbasani
Ora 20:00 Tirana-Partizani
“KORÇA BOOM”
