top of page

Skënderbeu të dielën në Laç/ Ja ditët dhe oraret kur luhen ndeshjet e javës së 33-të!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 1
  • 1 min read

Updated: Apr 2

Superiorja premton spektakël në javën e 33-të. Gara mbetet e hapur, si për Final Four dhe për mbijetesë. Do të ketë duel direkt për mbijetesë dhe po ashtu rikthehet derbi Tirana-Partizani.


Gjithçka do të nisë me Laçi-Skënderbeu dhe Bylis-Vllaznia. Të dyja këto ndeshje do të luhen më 6 prill, ora 15:00.


Më pas është Dinamo që pret Teutën, ndeshje që nis në orën 18:00. Java do të mbyllet ditën e hënë, më 7 prill. Egnatia do të presë Elbasanin në orën 17:00.


Më pas e gjithë vëmendja do të jetë tek derbi i kryeqytetit. Tirana dhe Partizani do të zbresin në orën 20:00, pikërisht në stadiumin “Arena Kombëtare”.


JAVA E 33-TË E SUPERIORE

6 prill (E Dielë)

Ora 15:00 Laçi-Skënderbeu

Ora 15:00 Bylis-Vllaznia

Ora 18:00 Dinamo-Teuta


7 prill (E Hënë)

Ora 17:00 Egnatia-Elbasani

Ora 20:00 Tirana-Partizani



 “KORÇA BOOM”




 
 
bottom of page