SKËNDERBEU U-17, fitore e “çmendur”, mposht Partizanin në Korçë!
- Korca Boom
- Feb 2
- 2 min read
U-17 Skënderbeu – U-17 Partizani 3-2
Shënues: Ameldi 52’, Tahirllari 75’, Koçibelli 83’ / Lleshaj 6’, Zekaj 87’
Këta që shikoni në foto janë djemtë që mposhtën Partizanin në një ndeshje të “çmendur” me 5 gola, por që në fund dolën fitues djemtë bardhekuq, duke fituar 3-2. Fitore me përmbysje kanë arritur paratërinjtë, një fitore që erdhi e gjitha në pjesën e dytë të takimit.
Në pjesën e parë Partizani shënoi shpejt, qysh në minutën e 6-të me anë të Lleshaj që kalon miqtë në avantazh. Një rezultat që mbetet i pandryshuar në pjesën e parë të takimit.
E dyta ka qenë e gjitha bardhekuqe, teksa Ameldi, Tahirllari dhe Koçibelli shënojnë njëri pas tjetrit dhe nga 0-1 e çojnë rezultatin në 3-1 për Skënderbeun. Në fundin e takimit Partizani shënon edhe një gol tjetër dhe përfundimisht 3-2 për Skënderbeun U-17, një fitore vërtet e “çmendur” për nga mënyra sesi u luajt ky takim.
Me këtë fitore Skënderbeu ndal Partizanin që zbret në vendin e dytë në renditje, ndërkohë që Skënderbeu ka 23 pikë në tabelën e klasifikimit.
Urime paratërinjve të klubit bardhekuq!
These young men you see in the photo are the players who defeated Partizani in a “crazy” match with 5 goals, ultimately emerging victorious with a 3-2 win. The youth team achieved a comeback victory, securing the win entirely in the second half of the match.
In the first half, Partizani scored early in the 6th minute through Lleshaj, putting the visitors ahead. The score remained unchanged for the rest of the first half.
The second half, however, was completely dominated by the white-and-red team, as Ameldi, Tahirllari, and Koçibelli scored one after another, turning the game around from 0-1 to 3-1 in favor of Skënderbeu. Near the end of the match, Partizani managed to score another goal, but the final score remained 3-2 for Skënderbeu U-17—a truly “crazy” victory given how the game unfolded.
With this win, Skënderbeu halts Partizani, dropping them to second place in the standings, while Skënderbeu now holds 23 points in the league table.
Congratulations to the youth team of the white-and-red club!
“KORÇA BOOM”


















