top of page

SKËNDERBEU U-17 në gjysmëfinale/ “Ujqërit” e vegjël duan finale ndaj Apolonisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 13
  • 2 min read

Skënderbeu U-17 mbrëmjen e djeshme është kthyer në shtëpi me një sukses të madh, pasi arriti të kalonte në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Përballë Tiranës në kryeqytet paratërinjtë e Skënderbeut arritën ta mposhtin skuadrën kryeqytetase me rezultatin 3-2 dhe në këtë mënyrë arrijnë të kualifikohen në fazën gjysmëfinale.

Në këtë fazë Skënderbeu U-17 do të ketë përballë Apoloninë, tjetër përballje që do të luhet në kryeqytet dhe në këtë mënyrë kjo skuadër është shumë pranë kalimit në finalen e madhe për të fituar një trofe siç është Kupa. Më poshtë sjellim edhe ndeshjet që janë luajtur në fazën çerekfinale dhe ato që priten të luhen në fazën gjysmëfinale.

Ndryshe nga Skënderbeu U-17, skuadra tjetër e Akademisë, ajo e Skënderbeut U-19 ka luajtur dje po fazën çerekfinale, por ndryshe nga paratërinjtë, të rinjtë e Skënderbeut janë skualfikikuar, duke mos kaluar dot më tej. Dinamo e ka mposhtur Skënderbeun 4-1, ndërkohë që kujtojmë se Skënderbeu U-19 është skuadra që kryeson bindshëm kampionatin me 10 pikë diferencë nga ndjekësit.

Suksese në gjysmëfinale Skënderbeut U-17

Rezultatet e çerekfinaleve:

U-17: Vllaznia – Vora 1-2 Teuta – Partizani 2-3 Dinamo City – Apolonia 1-3 Skënderbeu – Tirana 3-2

Skënderbeu U-17 returned home last night with a major success, having advanced to the semifinals of the Albanian Cup. Facing Tirana in the capital, Skënderbeu’s youth team managed to defeat the capital city squad with a 3-2 scoreline, thus securing their qualification for the semifinal stage.

In this stage, Skënderbeu U-17 will face Apolonia, another matchup that will take place in the capital, bringing the team closer to reaching the grand final to compete for a prestigious trophy like the Cup. Below, we also present the matches that took place in the quarterfinals and those scheduled for the semifinal stage.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page