top of page

SKËNDERBEU/ Mungon ganezi në mbrojtje. Me Teutën tjetër ndeshje me “spec”!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 23
  • 2 min read

Java e 22-të e “Abissnet Superiore” sërish do të sjellë një tjetër ndeshje shtëpie, teksa Skënderbeut të shtunën e 25 janarit në orën 16:30 do të presë Teutën në shtëpi, një ndeshje që në fakt edhe vetë bardhekuqtë u lodhën duke thënë që do të jetë për “jetë a vkedje” pasi fitorja mungon prej shumë muajsh.

Ka qysh më 20 tetor të vitit 2024 që Skënderbeu nuk shënon një fitore dhe ajo fitore e fundit përkon në Ballsh ndaj Bylisit vendas 0-1 në javën e 9-të, kohë shumë e largët, pasi qysh prej asaj dite Skënderbeu ka pësuar vetëm humbje dhe ka marrë disa barazime.

Të shtunën në shtëpi ndaj Teutës Skënderbeu do të kërkojë kthesën e madhe, kthesë që nuk erdhi edhe në javën e fundit, ku priste fitoren ndaj Vllaznisë, por pësoi atë humbje turpëruese 0-4.

Skënderbeu është duke vijuar përgatitjet në shtëpi, ndërkohë që për këtë ndeshje të radhës ndaj Teutës do të ketë një mungesë të rëndësishme në prapavijë. Ganezi Randi Dumfor ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka.

Gjatë seancave të fundit stërvitore stafi teknik ka punuar për të gjetur zëvendesuesin dhe me shumë gjasa do të kemi rikthimin e Luko Vaskez në formacion në vendin e Randit.

Në pozicione të tjera nuk priten ndryshime dhe në këtë mënyrë Skënderbeu është në përgatitjet e fundit për të shtunën, ndeshje që e gjen skuadrën e Gjokës me një moral të rrëzuar dhe ndoshta kjo do të jetë java e kthesës së madhe, kthesë që mezi e presin në juglindje.

The 22nd round of the “Abissnet Superiore” will once again feature a home match, as Skënderbeu will host Teuta on Saturday, January 25th, at 16:30. This match is particularly significant for the Korça team, as they themselves have repeatedly stated that it will be a “do or die” game, given that they have not won in months.

Since October 20, 2024, Skënderbeu has not achieved a victory, with their last win coming in Ballsh against Bylis (0-1) in the 9th round. This is a long period, as since then, Skënderbeu has only suffered losses and recorded a few draws.

On Saturday, Skënderbeu will seek a major turnaround at home against Teuta, a turnaround that did not come last week when they hoped for a victory against Vllaznia but instead suffered a humiliating 0-4 defeat.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page