top of page

Sot, 12 vite pa të madhin e skenës Roland Trebicka!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 6
  • 3 min read

Aktori Roland Trebicka u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, pikërisht 12 vite më parë më 6 mars të vitit 2013-të. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën 12 vite më parë.

Trebicka konsiderohet si një prej aktorëve më të mirë të teatrit shqiptar, me rolet e tij të shumta, teksa është bërë i pavdekshëm me rolin e Jovan Bregut tek komedia “Pallati 176”.

Roland Trebicka lindi në Korçë më 18 Janar 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ndoshta, që  këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua që në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”. Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Në jetën e tij artistike, kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”.

Por rolet e aktorit Roland Trebicka në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek ‘Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizor”), te “Një burrë me trandafil”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Darka e të marrëve”, “Jashtë bie bore”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berberi i Seviljes”, Vinsenti “Të gjithë me huqe”, “Një tablo absurd”, “Endrra e Ismail Qemalit” etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, Kajro.

Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nesti). Për kontributin e tij në skenë, ai është nderuar me titujt “Artist i merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe Bashkia Korçë i akordoi titullin “Nder i qytetit”.

The actor Roland Trebicka passed away at the age of 66, exactly 12 years ago on March 6, 2013. He suffered from a serious illness that took his life 12 years ago.

Trebicka is considered one of the best actors in Albanian theater, with his numerous roles, and he became immortal with his portrayal of Jovan Bregu in the comedy “Pallati 176.”

Roland Trebicka was born in Korçë on January 18, 1947. His career as an actor began with the role of Kosta in the film “Debatik” in 1961. Perhaps from this moment, his future was already set. His spontaneous humor, which emerged even in the most difficult moments, stood out even during his military service, where he served as an actor in the professional troupe of SHQUP (Central House of the People’s Army), known as the “Soldier’s Estrada.” The years in this professional troupe were the necessary experience for Trebicka, which later paved the way for him to join the National Theater (formerly the People’s Theater). He became a member of the National Theater troupe in 1971 and worked there until 1999. After a three-year experience with the “Publimedia” company, he returned to the National Theater.

In his artistic life, Trebicka reached the peak of public success with his role as Jovan Bregu in the comedy “Pallati 176.” However, his roles in theater are numerous. Audiences fondly remember him in roles such as Xhenarino in “Magjia e madhe,” Zganareli in “Don Zhuani,” Hlestakov in “Inspektori” (“Revizor”), in “Një burrë me trandafil,” “Ne të gjithë këndonim Margaritën,” “Darka e të marrëve,” “Jashtë bie bore,” “Stjuardesat,” Count Almaviva in “The Barber of Seville,” Vincent in “Të gjithë me huqe,” “Një tablo absurd,” “Endrra e Ismail Qemalit,” and more. In 2002, for his role as the Guard in “The King is Dying,” Trebicka was nominated for the “Best Supporting Actor” award at the International Experimental Theater Festival in Cairo.

He also acted in several films, including “Ëndërr për një karrige” (Vaska) and “Koncert në vitin 1936” (Nesti). For his contribution to the stage, he was honored with the titles “Artist of Merit,” “Master of the Arts,” and the Municipality of Korçë awarded him the title “Honor of the City.”

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page