Sot 6-të ndeshjet e javës së 22-të të kategorisë së parë/ Pogradeci për pikë në Fier
- Korca Boom
- Feb 8
- 1 min read
Sot rikthehen në fushë ekipet e Kategorisë së Parë. Pikërisht ditën e sotme do të luhen të gjashtë sfidat e javës së 22-të të këtij kampionati, të cilat do të zhvillohen paralelisht, duke nisur nga ora 13:30.
Kryesfida e kësaj jave është ajo mes Flamurtarit dhe Besës së Kavajës. Dy ekipe që janë në “luftë” për pikë kreu dhe që kërkojne ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, Superiore. Pa lënë pas këtu edhe derbin e veriut mes Kukësit e Burrelit.
Në ndeshjet e tjera, Apolonia pret në shtëpi Pogradecin, ndërsa Lushnja luan në transfertë kundër Valbonës. Korabi duelon Kastrioti, ndërsa Vora e vendit të parë do të përballet me Erzenin.
NDESHJET E SOTME
FLAMURTARI -BESA 13:30
APOLONIA – POGRADECI 13:30
KORABI – KASTRIOTI 13:30
VALBONA – LUSHNJA 13:30
KUKËSI – BURRELI 13:30
VORA – ERZENI 13:30
First Division teams return to the field today. All six matches of the 22nd round of this championship will be played simultaneously, starting at 13:30.
The highlight of this week is the clash between Flamurtari and Besa Kavajë—two teams battling for top positions and seeking promotion to the elite of Albanian football, the Superiore. Also noteworthy is the northern derby between Kukësi and Burreli.
In other matches, Apolonia hosts Pogradeci, while Lushnja plays away against Valbona. Korabi faces Kastrioti, whereas league leaders Vora will go up against Erzeni.
“KORÇA BOOM”