top of page

Sot 99 vjetori i lindjes i Ikonës së kinematografisë shqiptare, Violeta Manushi!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 6
  • 3 min read

Violeta Manushi lindi më 6 mars të vitit 1926, në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë më 27 korrik të vitit 2007, në Tiranë, pas një sëmundje të rëndë. Ajo është një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë, ashtu edhe në kinematografi. Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Interpretimi i fundit i Aktores së madhe është tek tragji-komedia “Streha e të harruarve”, shkruar nga Ruzhdi Pulaha. Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit, më vitin 1946, ku u shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt.

Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, që ende është në fuqi. Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971).

Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre. Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana në vitin 1958 dhe deri tek “Rrethimi i vogël”, në vitin 1989, tek teledrama “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin, ku spikati talenti i aktores për interpretimin e plakës Nicë. Për rolin e Ollgës tek “Zonja nga qyteti”. Violeta Manushi u vlerësua me medaljen e festivalit të filmit në vitin 1977. Disa prej roleve që ka interpretuar “Artistja e Popullit”, Violeta Manushi. Teatër: “Qypi me flori” “Epopeja e Ballit Kombëtar” “Dom Gjoni” “Pas vdekjes” “Halili dhe Hajria” “Tartufi” “Mikroborgjezët” “Rrënjët e thella” “Orët e Kremlinit” “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” “Morali i zonjës Dulska” “Arturo Ui” “Lumi i vdekur” “Karnavalet e Korçës” “Zonja nga qyteti” “14 vjeç dhëndër” “Epoka para gjyqit” “Borgjezi fisnik” “Fytyra e dytë” “Pallati 176” “Valsi i titanikut” “Kati i gjashtë”, etj. etj. Filma: 1958: “Tana” – Ngjela 1961: “Debatik” – (E shoqja e tregetarit) 1965: “Vitet e para” – (Lonevica) 1969: “Përse bie kjo daulle” – (Banakierja) 1969: “Plagë të vjetra” – (Nena e Veres) 1970: “Gjurma” – (Vjehrra e Artanit) 1973: “Mimoza llastica” – (Gjyshja) 1975: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” – (Plaka Nice) 1976: “Zonja nga qyteti” – (Teto Ollga) 1977: “Zëmra që nuk plaken” – (E shoqja e Azemit) 1979: “Përtej mureve të gurta” – (Gjyshja e Asimese) 1980: “Një shoqe nga fshati” – (Teto Ollga) 1982: “Një vonesë e vogël” – (Nena) 1984: “Taulanti kërkon një motër” – (Tezja) 1986: “Rrethimi i vogël” – (Frosa) 1987: “Eja” – (Ruzhdia) 1987: “Telefoni i nje mengjesi” – (Banakierja) 2005: “Trishtimi i zonjes Shnajder” – (Banakierja)

Violeta Manushi was born on March 6, 1926, in Voskopojë, Korça, and passed away on July 27, 2007, in Tirana, after a severe illness. She is one of the icons of the People’s Theater, one of the first actresses to excel equally in both comedy and drama, both on stage and in cinematography.

Throughout her career, she performed 100 roles in theater and 16 roles in films. Her final performance was in the tragicomedy “Streha e të harruarve” (“The Shelter of the Forgotten”), written by Ruzhdi Pulaha. A former worker in a typography shop, at just 20 years old, she enrolled in the first dramatic school opened at the National Theater in 1946, where she immediately stood out for her authenticity, spontaneity, and rare naturalness, as well as for her discipline and strong will.

In the play “Orët e Kremlinit” (“The Hours of the Kremlin”) in 1957, she played three roles simultaneously, setting a unique record that still stands. Later, she shone in leading roles in comedies such as “Gratë gazmore të Uindsorit” (“The Merry Wives of Windsor”) in 1959 and “Morali i zonjës Dulska” (“The Morality of Mrs. Dulska”) in 1958. From the national drama repertoire, she interpreted with great success the role of Olimbina in “Karnavalet e Korçës” (“The Carnivals of Korça”) in 1964, Zyhrana in “Fytyra e dytë” (“The Second Face”) in 1968,

Nica in “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (“The General of the Dead Army”) in 1971, Olga in “Zonja nga qyteti” (“The Lady from the City”) in 1975, and Teto in “Pallati 176” (“Palace 176”) in 1985, transforming completely into each of these characters. She also appeared in 16 films, from “Tana” in 1958 to “Rrethimi i vogël” (“The Small Siege”) in 1989, and in the teledrama “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (“The General of the Dead Army”) in 1977, where her talent as an elderly woman, Nica, stood out. For her role as Olga in “Zonja nga qyteti”, Violeta Manushi was awarded the medal at the 1977 film festival.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page