top of page

Sot dita e “derbit” juglindor/ Devolli-Maliqi përballja e javës ë 19-të!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 16
  • 1 min read

Kategoria e Dytë ashtu si Superiorja ditën e sotme do të luajë ndeshjet e mbetura të javës së 19-të. Sfida mjaft delikate janë në program për t’u zhvilluar në të njëjtën orë, 14:00.

10 ekipe do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e fitorës. 5 sfida mjaft të rëndësishme, ku 3 pikët janë mëse të detyruara për skuadrat e grupit B për të arritur drejt objektivave të tyre.

Kështu Devolli do të presë në shtëpi skuadrën e Maliqit, ndërsa Luftëtari luan në transfertë ndaj Delvinës. Butrinti do të sfidojë Memaliaj, ndërsa Turbina përballet me Këlcyrën dhe ndeshja e fundit është mes Orikut dhe Tomorit.  

NDESHJET:

DEVOLLI – MALIQI

DELVINA – LUFTËTARI

BUTRINTI – MEMALIAJ

TURBINA – KËLCYRA

ORIKU – TOMORI

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page