top of page

Sot dy ndeshjet e tjera të Kupës/ Skënderbeu ndaj Dinamos!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 26
  • 2 min read

Kupa e Shqipërisë do të luajë ndeshjet e fundit të çerekfinaleve të kthimit ditën e sotme. Duele mjaft të rëndësishme dhe shumë të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.

Gjtihçka do të startojë me duelin mes Egnaatias dhe Bylisit. Përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 13:30. Rrogozhinasit do të luajnë thjeshtë për formalitet dhe për të ruajtur avantazhin 3-1 të marrë në sfidën  e parë, ndërsa nga krahu tjetër ballshiotët do të tentojnë përmbysjen e madhe për të siguruar gjysmëfinalen.

Në orën 16:30 do të jetë radha e Skënderbeut dhe Dinamos për të vendosur edhe gjysmëfinalistin e fundit të Kupës së Shqipërisë. Një duel që do të luhet në Korçë, me korçarët që kanë avantazhin e sfidës së parë të fituar 2-0. Ekipi i Ernest Gjokës do të tentojë të ruajë avantazhin, ndërsa Ilir Daja me “djemt” e tij të tentojnë përmbysjen për të qenë mes 4 skuadrve më të mira të Kupës së Shqipërisë.

The Albanian Cup will play the last matches of the return quarter-finals today. Very important and highly contested duels are scheduled to take place at two different times.

Everything will start with the clash between Egnatia and Bylis. A match that will be played at “Egnatia Arena” at 13:30. The team from Rrogozhinë will play only for formality and to maintain the 3-1 advantage gained in the first leg, while on the other hand, the team from Ballsh will attempt a major comeback to secure the semifinals.

At 16:30, it will be Skënderbeu and Dinamo’s turn to decide the last semifinalist of the Albanian Cup. A duel that will be played in Korçë, where the home team holds the advantage after winning the first match 2-0. Ernest Gjoka’s team will aim to protect their lead, while Ilir Daja and his players will attempt a comeback to be among the four best teams in the Albanian Cup.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page