Sot feston 73 vjetorin/ Urime për ikonën e futbollit korçar Dhimitraq Xhambazi!
- Korca Boom
- Feb 27
- 3 min read
Dhimitraq Xhambazi, një mjeshtër i vërtetë i futbollit, lindi në Korçë më 27 shkurt të vitit 1952 dhe qysh fëmijë kishte pasion futbollin, sport me traditë në qytetin tonë.
Nga 1967 deri në 1970 shkëlqeu tek ekipi i të rinjve e më pas për 12 vite radhazi u bë pjesë e pandarë e ekipit të Skënderbeut, me trajnerët Ilia Shuke e Aleko Pilika deri në vitin 1982. Në 12 vjet karrierë, Xhambazi luajti në mbi 240 ndeshje e shënoi rreth 110 gola.
Ishte një futbollist i fortë fizikisht dhe nje goleador i lindur, “i frikshëm” për çdo lloj mbrojtjeje e për çdo portier. Arritjet më të medha futbollistike të Xhambazit ishin dalja e Skënderbeut në finalen e Kupës së Shqipërisë më 1976, si dhe edicioni ‘76-’77, kur Skënderbeu u shpall nënkampion i vendit.
Ka luajtur në disa takime miqësore me ekipet rumune e turke që vinin asokohe në Shqipëri, si dhe 4 ndeshjet e vlefshme për Kupën Ballkanike në vitin 1978, ku Skënderbeu luajti kundër grekëve të Aris të Selanikut dhe kundër jugosllavëve të Rijekës.
Duket paradoksale që Dhimitraq Xhambazi nuk u bë asnjëherë pjesë e skuadrës kombëtare shqiptare, ndërkohë që në ato vite ishte një ndër sulmuesit e golashënuesit më të mirë të Shqipërisë.
Pas largimit nga loja e futbollit, Xhambazi për vite me radhë ishte trajner i moshave pranë klubit Skënderbeu, si edhe drejtues shkolle ku me mirësinë, përkushtimin, profesionalizmin dhe përvojën e tij fitoi respektin dhe dashurinë e nxënësve dhe kolegëve.
Mban titujt “Mjeshtër Sporti”, “Qytetar Nderi i Korçës” si dhe “Urdhrin e Kalorësit të Skënderbeut” akorduar nga Presidenti i Republikës.
Dhimitraq Xhambazi ishte e mbetet një ikonë e vërtetë e sportit dhe një figurë e respektuar e mjaft popullore në qytetin e tij të lindjes, ku për bashkëqytetarët dhe adhuruesit e sportit ka mbetur një legjendë dhe një emër i madh, por po aq një njeri i shkëlqyer dhe një mik i mirë, ndaj ka gjithë adhurimin dhe mirënjohjen e tyre.
Sot Dhimitraq Xhambazi feston 73-vjetorin e tij të lindjes dhe stafi i portalit “Korça Boom” e uron: Edhe 100 vite të lumtura Ikonës bardhekuqe!
Dhimitraq Xhambazi, a true master of football, was born in Korçë on February 27, 1952, and from a young age, he had a passion for football, a sport with a long tradition in our city.
From 1967 to 1970, he excelled in the youth team, and then for 12 consecutive years, he became an inseparable part of the Skënderbeu team, under coaches Ilia Shuke and Aleko Pilika, until 1982. During his 12-year career, Xhambazi played in over 240 matches and scored around 110 goals.
He was a physically strong player and a natural goal scorer, “feared” by every defense and goalkeeper. His greatest football achievements were Skënderbeu’s appearance in the final of the Albanian Cup in 1976, and the 1976-77 season when Skënderbeu was crowned runner-up of the country.
He played in several friendly matches with Romanian and Turkish teams that came to Albania at the time, as well as four matches for the Balkan Cup in 1978, where Skënderbeu played against the Greek team Aris from Thessaloniki and the Yugoslav team Rijeka.
It seems paradoxical that Dhimitraq Xhambazi was never part of the Albanian national team, while at that time, he was one of the best forwards and goal scorers in the country.
After retiring from playing football, Xhambazi was a youth coach at the Skënderbeu club for many years, and also worked as a school principal, where his kindness, dedication, professionalism, and experience earned him the respect and affection of his students and colleagues.
He holds the titles of “Sports Master,” “Honorary Citizen of Korça,” as well as “The Order of the Knight of Skënderbeu” awarded by the President of the Republic.
Dhimitraq Xhambazi is and remains a true icon of sports and a respected, beloved figure in his hometown, where for his fellow citizens and sports fans, he remains a legend and a great name, but just as much a remarkable person and a good friend, earning their admiration and gratitude.
Today, Dhimitraq Xhambazi celebrates his 73rd birthday, and the staff of the portal “Korça Boom” congratulates him: Wishing you 100 more happy years, Red and White Icon!
“KORÇA BOOM”