“Sot ishte një shans shumë i mirë për ne”, Gvodzenoviç: Gjithçka është e hapur në renditje
- Korca Boom
- Mar 6
- 2 min read
Elbasani dhe Skënderbeu u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç doli në prononcim për mediat.
“Sot ishte një shans shumë i mirë për ne, në pjesën e parë ishim më mirë. Në pjesën e dytë nuk ishim aq mirë, por erdhi një moment i mirë kur fituam penalltinë. Nëse Musta do shënonte nga pika e bardhë do fitonim, jemi shumë të mërzitur për këtë. Ishte pak presioni edhe pak fati.
Kishim mungesën e një lojtari kreativ për pasën e fundit. Skënderbeu nuk rrezikoi shumë sot në pjesën e parë, ishte ideja të prisnim pak. Ne jemi edhe poshtë edhe lart në renditje, filloi faza e katërt dhe çdo pikë ka vlerë. Kemi presion si shumica e skuadrave, gjithçka është e hapur si për pjesën poshtë ashtu dhe atë lart.”, u shpreh Gvozdenoviç.
Elbasani and Skënderbeu drew 0-0 in the match valid for the 28th round of the Superiore league. The coach of Elbasani, Ivan Gvozdenović, spoke to the media.
“Today was a very good opportunity for us, in the first half we were better. In the second half, we weren’t as good, but there came a good moment when we won the penalty. If Musta had scored from the penalty spot, we would have won, we are very disappointed about that. It was a bit of pressure and a bit of luck.
We missed a creative player for the final pass. Skënderbeu didn’t pose much danger in the first half, the idea was to wait a bit. We are both low and high in the standings, the fourth phase has started, and every point counts. We have pressure like most teams, everything is open both for the lower and upper parts of the standings,” said Gvozdenović.
“KORÇA BOOM”