Sot luhet në Laç dhe Elbasan/ Nesër Skënderbeu në Ballsh!
- Korca Boom
- Mar 1
- 2 min read
Ditën e sotme Superiorja vjen me 2 ndeshje mjaft të rëndësishme që hapin siparin e javës së 27-të të kampionatit shqiptar. Vëmendja do të jetë në Laç dhe Elbasan, teksa do të luhet në 2 orare të ndryshme.
Kështu në orën 14:00 do të sfidohen mes tyre Laçi dhe Vllaznia. Kurbinasit në shtëpi do të tentojnë rikthimin te fitorja për t’u ngjitur në klasifikim. Shkodranët nga krahu tjetër do të luajnë për fitoren për të kapur kreun e renditjes dhe për të shpresuar te një hap fals i Egbatias kryesuese.
Në “Elbasan Arena” në orën 17:00 vëmendja do të jetë te përballja mes Elbasanit dhe Partizanit. Vendasit prej disa javësh nuk e njohinn fitoren dhe sot kanë shansin të bëjnë kthesën, ndërsa nga ana tjetër “Demat” tentojnë të “shkelmojnë” krizën në të cilën ndodhen prej javësh. Një duel shumë i luftuar, ku do të përplasin “brirët” mes tyre vetëm për 3 pikët.
JAVA E 27-TË E SUPERIORES
E shtunë, 1 mars
Laçi – Vllaznia, ora 14:00
Elbasani – Partizani, ora 17:00
E diel, 2 mars
Bylis – Skënderbeu, ora 14:00
Tirana – Dinamo, ora 17:00
Egnatia – Teuta, ora 17:00
TODAY, SUPERIOR CATEGORY BRINGS 2 IMPORTANT MATCHES THAT OPEN THE 27TH ROUND OF THE ALBANIAN CHAMPIONSHIP
All eyes will be on Laç and Elbasan, as two matches will be played at different times.
At 14:00, Laçi and Vllaznia will face off. The home team, Laçi, will aim to return to winning ways and climb the standings, while Vllaznia will fight for victory to reach the top of the table, hoping for a misstep from league leaders Egnatia.
At 17:00, attention shifts to “Elbasan Arena” for the clash between Elbasani and Partizani. The home team has been struggling for weeks without a win and will look to turn things around today. Meanwhile, Partizani is determined to break out of their ongoing crisis. A highly competitive battle where both teams will fight fiercely for all three points.
“KORÇA BOOM”