Sot përballjet e “Final 4”/ Nesër ndeshja e mbijetesës Tirana-Skënderbeu!
- Korca Boom
- Feb 15
- 1 min read
Ditën e sotme do të luhen tre ndeshjen e para të javës së 25-të të Superiores. Supersfidat në këtë javë nuk do të mungojnë.
Në orën 13:30, Egnatia do të presë në shtëpi Partizanin për të luajtur një ndeshje me “aromë” kreu. Rrogozhinasit kërkojnë pikë për të “blinduar” vendin e parë, e ndërsa “Demat” duan pikë për t’u afruar me kreun.
Në po të njëjtën orë, Bylis do të përballet me Elbasanin. Ndërsa në orën 16:30 do të startojë një tjetër sfidë në “Elbasan Arena”. Aty Dinamo do të presë Vllazninë për të luajtur një tjetër duel titulli.
Sfida mjaft interesante priten, sidomos mes ekipeve që deri më tani janë pjesë e “Final 4”.
JAVA 25 E “ABISSNET SUPERIORE”
15.02.2025
Ora 13:30 Egnatia-Partizani
Ora 13:30 Bylis-Elbasani
Ora 16:30 Dinamo-Vllaznia
16.02.2025
Ora 13:30 Laçi-Teuta
Ora 16:00 Tirana-Skënderbeu
“KORÇA BOOM”