Sot starton java e 28-të e superligës/ Nesër Elbasani-Skënderbeu
- Korca Boom
- Mar 5
- 2 min read
Kampionati ka hyrë në fazën më delikate të tij dhe në këto kushte skuadrat do të luftojnë “dhëmb për dhëmbë” për të marrë maksimumin e pikëve. 2 takime mjaft të luftuar do të luhen ditën e sotme që janë të vlefshme për javën e 28-të të kampionatit.
Duueli i parë do të jetë mes Egnatias dhe Dinamos, përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 16:30. Një sfidë mjaft e luftuar dhe direkte mes ekipeve që bëjnë mes tyre llogaritë për kreun e renditjes. Aktualisht vetëm 2 pikë i ndajnë ekipet në klasifikim.
Në po të njëjtën orë do të luhet edhe sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit. Një tjetër sfidë e luftuar dhe që pritet të jetë spektakolare mes skadrave që pretendojnë titullin dhe rikthimin te fitorja në kampionat.
JAVA 28
Të mërkurën, 05.03.2025
Ora 16:30 Egnatia-Dinamo
Ora 16:30 Vllaznia-Partizani
Të enjten, 06.03.2025
Ora 13:30 Bylis-Teuta
Ora 16:30 Elbasani-Skënderbeu
Ora 16:30 Tirana-Laçi
The championship has entered its most delicate phase, and under these conditions, teams will fight “tooth and nail” to secure maximum points. Two highly contested matches will be played today, counting for the 28th week of the championship.
The first duel will be between Egnatia and Dinamo, a clash set to take place at “Egnatia Arena” at 16:30. A fierce and direct battle between two teams calculating their chances for the top of the standings. Currently, only 2 points separate the teams in the rankings.
At the same time, another thrilling encounter will take place between Vllaznia and Partizani. This match is expected to be spectacular, as both teams aim for the title and a return to winning ways in the championship.
“KORÇA BOOM”