SPASH-FSASH takim me Ministren Manastirliu për zgjidhjen e problemit të pagës së grupit për mësuesit!
- Korca Boom
- Oct 24, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-63.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-59.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-70.jpg
Ditën e djeshme u mblodh Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar nën drejtimin e Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Ogerta Manastirliu.
Presidenti i SPASH Z. Nevrus Kaptelli dhe Kryetari i FSASH Z. Shpëtim Brahaj i kërkuan Ministres rregullimin e pagës së grupit, për të gjithë mësuesit që deri më tani u është mohuar padrejtësisht. Për këtë Ministrja tha se do të diskutohen të gjithë pretenduesit rast pas rasti për të parë nëse u takon apo jo.
SPASH dhe FSASH kërkon nga të gjithë mesuesit anëtarë të tyre të kontaktojnë me drejtuesit respektivë të sindikatave tona pranë ZVA- ve duke patur ne vete kopje të diplomave, me qëllim zgjidhjen e problemit të pagës së grupit të tyre.
Gjithashtu Ministrja ju përgjigj pozitivisht kërkesës për zhvillimin e trajnimeve nga pedagogët e fakulteteve të mësuesisë, pranë ZVA, për të shmangur udhëtimet e gjata dhe me kosto të mësuesve që deri më tani trajnimet i kanë kryer në qëndër të prefekturave.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”