STATISTIKA TË FRIKSHME/ Elbasani mbi 10 vite që nuk e mposht dot Skënderbeun!
- Korca Boom
- Oct 24, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/cc71828f-f4d8-4100-bee3-72b4511de2f8.jpg
Elbasani-Skënderbeu është një nga përballjet e pesë ndeshjeve të kësaj jave të parë të fazës së dytë për superligën shqiptare, ndërkohë që në fazën e parë të gjithë e mbajnë mend barazimin 1-1 në stadiumin “Skënderbeu” atje ku të dy golat u shënuan nga dy kapitenët respektivë.
Shënoi Prençi në atë ndeshje për vendasit, barazoi tetë minuta nga fundi Bruno Lulaj. Në prag të ndeshjeve ne sjellim edhe historinë e përballjeve mes këtyre dy skuadrave, ndërkohë që historia e 10 viteve të fundit është me vetëm 4 ndeshje zyrtare mes tyre dhe një ndeshje miqësore. Në katër ndeshjet zyrtare, dy në Korçë dhe dy në Elbasan, Skënderbeu numëron tre fitore dhe vetëm një barazim, ndërkohë që barazim përfundoi edhe një përballje në stadiumin “Skënderbeu” mes tyre verën e kaluar që përfundoi 2-2.
Për t’u veçuar është se në 10 vitet e fundit, pra në një dekadë, janë luajtur vetëm dy ndeshje në Elbasan dhe të dy takimet janë fituar nga Skënderbeu, një herë 4-1 dhe një herë 1-0.
Kjo do të thotë se Ebasani nuk di të fitojë ndaj Skënderbeut, ose e thënë ndryshe ka harruar si fitohet ndaj korçarëve, aq më tepër që fitorja e fundit e elbasanasve në shtëpi nuk ka datë dhe është shumë, po shumë e largët. Shpresojmë që një gjë e tillë të ndodhë edhe këtë të shtunë, por që Skënderbeu ka historinë shumë pozitive me vetë .
2 ndeshjet e fundit Elbasani-Skënderbeu
25.01.2015 Elbasani-Skënderbeu 1-4
Shënues: Agboi 68’ / Olainka 8’, Vangjeli 35’, Berisha 63’, Nimaga 90’
23.08.2014 Elbasani-Skënderbeu 0-1
Shënues: Sefa 9’
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”