Statistikat flasin për Laçin, por Skënderbeu kërkon të thyejë “tabunë”
- Apr 6, 2025
- 1 min read
Në prag të ndeshjes së sotme të orës 15:00 ku Skënderbeu do të ketë përballë Laçin në transfertë vijnë edhe statistikat, të cilat flasin për ato që kanë prodhuar përballjet mes ekipeve. Dueli i sotëm është nga ato ndeshje që meriton vëmendje të veçantë dhe që të dy ekipeve u duhen pikët.
Avantazhi i Laçit është fusha, pasi në shtëpi kurbinasit e kanë të vështirë të mposhten nga të gjitha ekipet e tjera. Këtë herë është Skënderbeu mysafir dhe të dy ekipet kanë si objektiv të shpëtojnë nga rënia e superligës.
Statistikat e 6 viteve të fundit dhe më konkretisht 10 duelet e fundit Laçi-Skënderbeu, flasin për një dominim të vendasve që kanë më shumë fitore. Në këtë mënyrë, kurbinasit në 10 ndeshjet e fundit kanë 5 fitore, 3 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 2 herë ka fituar Skënderbeu.
Një tjetë e veçantë është fakti se përballjet mes këtyre dy ekipeve nuk prodhojnë gola të shumtë, pra takimet mbyllen me pak gola. Skënderbeu ndeshjen e fundit që ka fituar në Laç është e marsit të vitit 2024, takim që u mbyll me fitoren e Skënderbeut 1-0 dhe golin trepikësh e shënoi Ardit Nikaj në minutën e 90-të të ndeshjes.
Të shohim dhe të presim çfarë do të na dhurojë takimi i sotëm, ndeshje që mund të cilësohet si jetike për të dyja skuadrat.
10 ndeshjet e fundit të duelit Laçi-Skënderbeu:
30.11.2024 Laçi-Skënderbeu 1-0
01.03.2024 Laçi-Skënderbeu 0-1
08.10.2023 Laçi-Skënderbeu 2-0
13.03.2022 Laçi-Skënderbeu 0-0
30.10.2021 Laçi-Skënderbeu 2-0
13.05.2021 Laçi-Skënderbeu 0-0
20.01.2021 Laçi-Skënderbeu 1-1
03.02.2020 Laçi-Skënderbeu 1-0
28.08.2019 Laçi-Skënderbeu 1-2
20.04.2019 Laçi-Skënderbeu 1-0
“KORÇA BOOM”
















