Strategjia e korçarëve në dy ndeshjet e radhës
- Korca Boom
- Feb 24
- 2 min read
Korçarët në këtë javë janë para dy sfidave të rëndësishme, dy ndeshje në kompeticione të ndryshme, por që kërkojnë vëmendje në çdo aspekt. Natyrisht, kampionati është prioriteti i parë për ta.
Kështu, ditën e mërkurë Skënderbeu do të luajë kundër Dinamos në ndeshjen e kthimit. Kujtojmë që ndeshja e parë u fitua nga korçarët me dy gola diferencë, çka do të thotë se janë një hap përpara. Por, a është objekti final kupa? Natyrisht, nga ana morale, dhe duke pasur parasysh që kanë arritur deri këtu, pse të mos shkojnë më tej?
Por, a kanë bateritë e karikuara për t’u përballur me dy ndeshjet?
Në fundjavë do të luajnë superfinalen ndaj ekipit të Bylisit për kampionat, një kundërshtar i drejtpërdrejtë, jo vetëm për Skënderbeun, por edhe për çdo ekip që ka ambicie për të qëndruar në Superligë. Nëse korçarët duan të mbijetojnë në Superligë, duhet të mundin ekipin e Bylisit, kjo është rruga e vetme.
Por kjo ndeshje do të vijë pas asaj me Dinamon për Kupë.
A kanë forcë për t’u përballur me dy ndeshje kaq të rëndësishme? Besohet se po, pasi është një ekip që tani vjen pas një fitoreje në kampionat ndaj kryesuesve të Superligës, dhe natyrisht kjo ka ndikimet pozitive nga ana psikologjike.
At the weekend, they will play the super final against the Bylis team for the championship, a direct opponent not only for Skënderbeu but also for any team aiming to stay in the Super League. If the Korçars want to survive in the Super League, they must defeat the Bylis team; this is their only path. However, this match will come after the one against Dynamo in the Cup.
Do they have the strength to face two such important matches? It is believed they do, as this is a team coming off a win in the championship against the league leaders, and naturally, this has a positive psychological impact.
“KORÇA BOOM”