top of page

Super Skënderbeu U-19, shpartallon Vllazninë dhe merr kreun e superligës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 3, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/465492981_18424047949073954_8403962627240330320_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/InShot_20241103_093507609.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/465492981_18424047949073954_8403962627240330320_n-1.jpg

U-19/ Skënderbeu-Vllaznia 4-0

Shënues: Latifi 14’, Anderson 32’, Oppong 37’, Shkëmbi 56’

9 javë kampione, me 7 fitore dhe 2 humbje, Skënderbeu kryeson superligën e të rinjve dhe padyshim është skuadra që po shkëlqen në këtë sezon.

Pas humbjes së javës së kaluar në kryeqytet ndaj Partizanit 1-0, Skënderbeu rikthehet menjëherë te fitorja, teksa dje ka shpartalluar Vllazninë në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” me rezultatin e thellë 4-0.

Një fitore e lehtë dhe e merituar për këtë Skënderbe që po shkëlqen në këtë sezon dhe duket se e ka ndarë “mendjen” që të sjellë trofeun në këtë sezon 2024-2025.

Ndeshja e djeshme e javës së 9-të ndaj shkodranëve ka sjellë qysh në start dëshirën e madhe të bardhekuqve për të fituar. Qysh në minutën e 14-të është Latifi që shënon të parin dhe hap serinë e golave, ndërkohë që në pjesën e parë do të shënonin edhe Anderson dhe Oppong, duke future në dhomat e zhveshjes Skënderbeun me avantazhin 3-0.

Në të dytën shënon edhe Shkëmbi të katërtin dhe në këtë mënyrë një fitore e rëndësishme dhe e thellë 4-0 bën që Skënderbeu të ngjitet në krye të superligës me 21 pikë, ndjekur nga Partizani me 18 pikë, por me një ndeshje më pak.

Vetëm këto dy skuadra do të rivalizojnë deri në fund, pasi diferenca me ndjekësit është e madhe.

Suksese djemve të Skënderbeut U-19!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page