top of page

Surprizon gazetari Fatmir Efica: Do të vij më këmbë nga Kavaja në Korçë në qoftë se…

  • Apr 1, 2025
  • 1 min read

Skënderbeu është ekipi i historisë sportive. Ai ka fituar simpatinë e kujdo në Shqipëri për arritjet që ka në futbollin shqiptar, por jo vetëm. Mjafton të kujtojmë se korçarët janë të vetmit që kanë kaluar në fazën e grupeve në kompeticionet evropiane.


Një prej atyre që e simpatizon ekipin korçar është edhe gazetari dhe komentatori i njohur kavajas, Fatmir Efica. Ai ka deklaruar: “Të gjithë e duam Skënderbeun. Unë ju premtoj se nga gëzimi, nëse Skënderbeu do të qëndrojë në Superligë dhe në qoftë se e realizon, do të vij më këmbë nga Kavaja në Korçë.”


Efica bën një analizë të skuadrës korçare, ku thotë: “Ekipi i Skënderbeut ka prodhuar lojëra shumë të mira, një ekip që luan një futboll të bukur. Por unë, duke u kthyer tek ndeshja e radhës, them se këtu do të vendoset në një masë shumë më të madhe edhe mundësia e qëndrimit. Skudra korçare e ka vetë në dorë këtë, për shkak se ka një ngjeshje shumë të madhe të pesë ekipeve dhe që çdo gabim, sado i vogël do të ndikojë në mbijetesën në Superligë.”


Një analizë prej një gazetari me mjaft përvojë dhe që është në unison me atë që të gjithë e shpresojnë dhe kështu mendojnë se Skënderbeu duhet të ndezë fuqishëm motorët e vet.



"KORÇA BOOM"



 
 
bottom of page