top of page

Surprizon përsëri Devolli në merkato, ja futbollisti që afron…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 21
  • 1 min read

Nuk kanë të ndalur devollinjtë në merkato, çka tregon edhe njëherë se sa me ambicie e kanë këtë garë të këtij sezoni. Kështu, pasi kanë afruar pesë futbollistë nga merkato, tani janë gati edhe për të radhës dhe nuk është pak me këtë ndërhyrje.

Nga burime mëse të sigurta pranë klubit, është bërë me dije se Artion Topllari është futbollisti i ri që do të jetë pjesë e devollinjve, duke forcuar edhe më shumë vijën sulmuese, por jo vetëm.

Topllari ka qenë pjesë e ekipit të Pogradecit deri në fillim të këtij sezoni për këtë vit, por më pas është larguar dhe ka vendosur të jetë pjesë e Devollit në vazhdim.

Në fakt, ish-kapiteni i liqenorëve ka një përvojë shumë të madhe dhe është dalluar për atë që ka dhënë në ish-ekipin e tij. Nga sa është mësuar, në drejtim të tij ka pasur oferta edhe nga ekipe të kategorisë së parë, madje nga e dyta kanë qenë të shumta, por Topllari ka vendosur kështu të jetë pjesë e ekipit të Devollit në vazhdim.

Sot pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i këtij futbollisti, ku do të nënshkruhet edhe kontrata me devollinjtë.

In fact, the former captain of the Pogradec team has vast experience and has stood out for his contributions to his former team. It is reported that he received offers from teams in the first division, and even from the second division, the offers were numerous, but Topllari has decided to be part of Devolli’s team in the future.

Today, the official signing of this player is expected, and the contract with Devolli will also be signed.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page