top of page

Të gjithë besojnë tek fitorja, por askush…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/stervitja-e-dites-dje-2.jpg

Kryefjala sot në Korçë është futbolli, konkretisht ndeshja e orës 17:00 ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit. Një ndeshje që pritet me shumë interes për shumë e shumë arsye, por në fund të fundit janë pikët ato që duhen më shumë.

Një tifozëri që për “inat” të tifozëve të Partizanit pret të dalë me kokën lart nga fusha e lojës. Futbollistët për të treguar se duan vazhdimësinë dhe pikët që në këto moment shërbejnë për tu ngjitur edhe më lart në tabelë. Por kur janë pyetur që nga trajneri dhe futbollistët të gjithë tregohen shumë profesionistë.

Ata gjithçka e kanë përmbledhur në atë se do të futen në fushën e lojës për të fituar dhe për të dalë me rezultat pozitiv, në vetvete të gjithë besojnë tek fitorja dhe për atë do të luajnë por e kanë të qartë me sa duket se pikët do të meren në fushën e lojës dhe jo me deklarata.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page