Të hënën fillon Kreshma e Madhe e Pashkës!
- Korca Boom
- Mar 2
- 3 min read
(3 MARS – 20 PRILL)
Të hënën, më 3 mars, fillojmë plotësisht Kreshmën e Madhe të Pashkës, e cila sivjet do të zgjasë deri më 20 prill, në të kremten e Ngjalljes së Krishtit.
Kreshma e madhe e Pashkës është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë parapërgatitore për kremtimin e Pashkës.
Përpara kësaj përpjekjeje shpirtërore, vetë Krishti vendosi si parakusht ndjesën (faljen) ndaj tjetrit, ndaj kujtdo, kujtdo që na ka padrejtësuar apo e kemi padrejtësuar: “Sepse nëse ju, ua falni njerëzve fajet e tyre, Ati juaj qiellor do t’ju falë juve; por nëse ju nuk ua falni njerëzve fajet e tyre, as Ati juaj qiellor nuk do t’ju falë juve fajet tuaja (Mattheu 6:14-18).
Kreshma është bashkëpunim i shpirtërores dhe trupores në adhurimin e Perëndisë së gjallë. Duke agjeruar e duke kreshmuar me disa ushqime dhe nga ana tjetër duke kreshmuar nga mëkatet, ndihmojmë të gjithë njeriun, trup e shpirt, të afrohet e të adhurojë Perëndinë.
𝐔𝐒𝐇𝐐𝐈𝐌𝐄 𝐐𝐄 𝐇𝐀𝐇𝐄𝐍 𝐆𝐉𝐀𝐓𝐄 𝐊𝐑𝐄𝐒𝐇𝐌𝐄𝐒:
* NUK LEJOHET përdorimi i çdo ushqimi me bazë shtazore.
Pra nuk lejohet konsumimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut (peshku lejohet vetëm në dt. 25 mars, në të kremten e Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari; dhe të Dielën e Dafinave – sivjet më 13 prill).
* Nuk lejohen prodhimet e bulmetit, djathit të çdo lloji, gjalpit, kosit, qumështit, vezës etj.
* Vaji (çdo lloj vaji bimor: ulliri, luledielli etj.), pёrdorimi apo privimi i vajit, varet nga udhёzimet e atit shpirtёror (që rrëfehen), i cili edhe jep një program ushtrimor shpirtëror e ushqimor sipas mundësisë së besimtarit.
* Ndalohet konsumimi i alkoolit, duhanit dhe veset e tjera apo zakonet e dëmshme.
– LEJOHET konsumimi i perimeve e zarzavateve të ndryshme, si p.sh. fasule, thjerza, oriz, patate, domate, qepë, karrota, patëllxhanë, bizele, ullinj, lakër, lulelakër, tranguj, kungull, spec, bamje, panxhar, rrepa, grurë, misër, qiqrra, hudhër, kërpudha, spinaq, brokoli, sallatë jeshile, rukola, etj. etj. etj. si edhe i turshive të tyre.
– Lejohet konsumimi i frutave të thata: arra, bajame, lajthi, kikirikë, fara, susam, rrush, fik i thatë etj. etj.
– Lejohet konsumi i brumërave si makarona (pa vezë), byrek të ndryshëm (me perime të ndryshme).
– Gjithashtu lejohet konsumimi i yndyrnave të ndryshme me bazë bimore si p.sh. vaj ulliri, luledielli etj. përpunime të tyre si ato të margarinës e vitamit (shikoni përmbajtjen).
– Lejohet konsumimi i frutave të detit, si p.sh. midhje, kallamar, sepje, oktapod, karkaleca etj..
– Në këtë kuadër prodhimesh lejohen edhe produktet e ëmbla (pa bulmet e pa vezë) por edhe produkte si p.sh. reçel, marmelatë, mjalt, hallvë, biskota kreshmore (lexoni paketimin), kakao, sheqer, tahini etj. Gjithashtu edhe për gatim lejohet kakao, soda e bukës, vanilje, miell, maja etj.
Kujtojmë se Kreshma ka si qëllim ushtrimin shpirtëror dhe trupor, përpjekje e luftë ndaj pasioneve e dëshirave shpirtërore e trupore, përmirësimin dhe pësosjen e personit tonë dhe jo të dëmtojmë trupin, i cili është edhe Tempull i Shpirtit të Shenjtë.
Kreshmë të mbarë!
On Monday, March 3, we fully begin the Great Lent of Easter, which this year will last until April 20, on the Feast of the Resurrection of Christ.
The Great Lent of Easter is a special fast with a deep penitential character, as a preparatory period for the celebration of Easter.
Before this spiritual effort, Christ Himself set as a prerequisite repentance (forgiveness) towards others, towards anyone, anyone who has wronged us or whom we have wronged: “For if you forgive others their trespasses, your heavenly Father will also forgive you; but if you do not forgive others their trespasses, neither will your Father forgive your trespasses” (Matthew 6:14-18).
Lent is the cooperation of the spiritual and the physical in the worship of the living God. By fasting and abstaining from certain foods and, on the other hand, abstaining from sins, we help the whole person, body and soul, to draw closer and worship God.
“KORÇA BOOM”