Të pazëvendësueshmit e “Abissnet Superiore”/ Marko Alia 2070 minuta të plota në 23 javë
- Korca Boom
- Feb 6
- 1 min read
Egnatia vijon të kryesojë kampionatin “Abissnet Superiore” pas javës së 23-të. Rrogozhinasit mbajnë vendin e parë me 42 pikë, dy më shumë se Vllaznia që renditet e dyta.
Duke iu referuar statistikave të kampionatit “Abissnet Superiore”, një detaj interesant është lista e lojtarëve që kanë luajtur çdo minutë gjatë këtyre 23 javëve, ose ndryshe të pazëvendësueshmit e kampionatit.
Vetëm katër futbollistë kanë luajtur çdo minutë të sezonit deri më tani. Angelo Tafas (Teuta), Gentian Selmani (Tirana), Lorran de Oliveira Quintanilha (Dinamo City) dhe Marco Alia (Skënderbeu) janë të vetmit që kanë grumbulluar plot 2070 minuta në “Abissnet Superiore”.
Një statistikë mjaft interesante, që tregon rëndësinë e këtyre lojtarëve në skuadrat e tyre përkatëse.
Egnatia continues to lead the “Abissnet Superiore” championship after the 23rd round. The team from Rrogozhinë holds the top position with 42 points, two more than Vllaznia, which is ranked second.
According to the statistics of the “Abissnet Superiore” championship, an interesting detail is the list of players who have played every minute during these 23 rounds—also known as the irreplaceable players of the league.
Only four footballers have played every minute of the season so far. Angelo Tafas (Teuta), Gentian Selmani (Tirana), Lorran de Oliveira Quintanilha (Dinamo City), and Marco Alia (Skënderbeu) are the only ones who have accumulated a total of 2,070 minutes in “Abissnet Superiore.”
This is a very interesting statistic that highlights the importance of these players for their respective teams.
“KORÇA BOOM”