Tërmeti 4.2 ballë të shkallës rihter shkund vendin me mijëra shqiptarë
- Korca Boom
- Mar 18
- 1 min read
Një tjetër tërmet është regjistruar paraditen e së martës në jug të Italisë. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, bëhet e ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,2 i shkallës rihter.
Ndërkohë, epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra në veriperëndim të Potenza-s, në qytetin e Salernos.
Për fat të mirë nuk ka raportime për persona të lënduar. Gjatë ditëve të fundit janë regjistruar disa tërmete në jugperëndim të Italisë. Më i forti ishte më 13 mars, 4,5 rihter pranë Napolit.
“KORÇA BOOM”