top of page

Takajt i soset durimi, gati ultimatumin për të tijtë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 12
  • 2 min read

Situata në të cilën po kalon ekipi i Skënderbeut e ka shtyrë edhe presidentin Ardjan Takaj të humbasë durimin. Nga sa mësohet, ai ka pasur kontakte të përditshme me stafin teknik, duke diskutuar mbi situatën dhe duke kërkuar që gjendja të ndryshojë.

Ndërkohë, Takaj, nga sa është mësuar, do të ketë një takim të zgjeruar me ekipin, i cili do të mbërrijë në Durrës për t’u bërë gati për ndeshjen me Tiranën. Madje, mund të ketë edhe një “ultimatum” ndaj futbollistëve.

Takaj nuk është zakonisht shumë i ashpër dhe nuk bën publike ato që ka për të thënë, duke lënë ekipin të qetë. Megjithatë, duket se tani ka filluar të mendojë se ekipi ka nevojë për një shkundje.

Në fakt, në disa ndeshje të fundit, është vënë re që Takaj, gjatë pushimit të ndeshjeve, ka shkuar edhe në dhomat e zhveshjes për të inkurajuar lojtarët, dhe kjo për t’i dhënë një shtysë më shumë ekipit të tij.

Është mëse normale që të mos lejohet një ekip të ketë një rënie të lirë dhe Takaj duket se do të marrë në dorë situatën për ndryshim. Njëkohësisht, kjo tregon se presidenti Ardjan Takaj beson se ekipi ka ende forcën e duhur për të shprehur potencialin e tij këtë sezon dhe për të qëndruar në Superligë.

However, Takaj is not usually harsh and does not make public what he intends to say, leaving the team to remain calm. But it seems that now he has started to think that the team needs a shake-up.

In fact, in some of the recent matches, it has been noticed that during the halftime break, Takaj has gone to the dressing rooms to motivate the players, showing that he wants to give his team an extra push.

It is completely normal not to allow a team to experience a free fall, and Takaj seems ready to take control of the situation for a change. At the same time, this shows that President Ardjan Takaj still believes that the team has the right strength to demonstrate its potential this season and remain in the Superliga.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page