Takim i organizuar në dekanatin e Fakultetit të Ekonomisë ku mori pjesë zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet dr. Aida Mosko
- Korca Boom
- Oct 9, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-36.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-34.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-41.jpg
Në takimin e organizuar sot në dekanatin e Fakultetit të Ekonomisë, ku mori pjesë dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr.Aida Mosko u prezantuan disa nga gjetjet e projektit “Vlera e praktikës si element i rëndësishëm që lidh studentët me tregun e punës”, projekt i fituar nga Fakulteti i Ekonomise-UNIKO dhe i financuar nga të ardhurat e Universitetit “Fan S. Noli”.
Drejtuesja e projektit, prof. as. dr. Mirela Cini pas prezantimit të qëllimit dhe objektivave të projektit, paraqiti për pjesëmarrësit disa nga gjetjet e projektit.
Ky projekt ka për qëllim të eksplorojë vlerën e praktikës dhe të kuptojë se si studentët zhvillojnë aftësitë dhe vlerat si rezultat i përvojave të tyre praktike.
Rezultatet finale të projektit do të paraqiten në raportin përfundimtar të tij dhe do t’i shërbejnë përmirësimit të kurrikulës dhe lidhjes së studentëve me tregun e punës.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”