top of page

Tek Skënderbeu ka heshtje para Dinamos, presin të flasin në fushë…

  • Jan 30, 2025
  • 2 min read

Zakonisht, nga çdo klub fillojnë dhe dalin deklaratat mediatike në lidhje me ndeshjet e radhës që ekipet kanë, madje edhe futbollistë të veçantë japin opinione të tyre sipas një rregulli të përcaktuar. Kjo ka ndodhur gjithmonë në kampin korçar, por duket se tani gjithçka ka kaluar në një sens tjetër, atje ku është e vështirë, madje e pamundur të marrësh një deklarim për gjendjen dhe pritshmëritë.

Kjo në këtë situatë është shumë e kuptueshme, pasi gjithkush do ta kishte të vështirë, madje vetë futbollistët, me një edukatë dhe mirësi, kanë kërkuar mirëkuptim, duke kuptuar që në këtë gjendje fjalët janë të tepërta.

Natyrisht, e vetmja fjalë që thonë lidhet me faktin se pritet të reagojnë dhe të ecin drejt rezultateve pozitive, dhe kjo më pas do t’u japë edhe një moral më të lartë për të qenë më aktivë edhe në deklaratat mediatike.

Në fakt, Gjoka ka respektuar me korrektësi deklaratat para ndeshjes dhe pas saj. Urojmë dhe shpresojmë që Skënderbeu të ecë në rrugën e fitoreve, dhe më pas edhe vetë futbollistët të jenë më të hapur edhe në këtë drejtim.

This is very understandable in this situation, as anyone would find it difficult, and even the players, with their education and politeness, have asked for understanding, realizing that, in this state, words are unnecessary.

Naturally, the only thing they say is related to the fact that they are expected to react and move towards positive results, and this will later give them higher morale to be more active in media statements as well.

In fact, Gjoka has respectfully made statements before and after the match. We hope and wish that Skënderbeu continues on the path of victories, and then the players themselves will be more open in this direction as well.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page