Tek Skënderbeu mbizotëron qetësia për vazhdimësinë…
- Korca Boom
- Mar 20
- 1 min read
Ekipi i Skënderbeut është duke u përgatitur për ndeshjen e mesjavës që vjen, kur korçarët do të luajnë në transfertë. Por deri në ditën e ndeshjes ka edhe një javë përgatitjesh dhe trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij po punojnë me njëfarë mase në qetësi.
Kështu, së pari, duhet theksuar që ekipi vjen pas fitores ndaj Vllaznisë, dhe tre pikët natyrisht që i kanë dhënë një dorë shumë të fortë për të qëndruar në mesin e pesë ekipeve që janë në rrezik për t’u rënë nga kategoria, dhe nuk ka diferenca të mëdha.
Së dyti, mund të themi se për Gjokën do të jenë të gatshëm të gjithë futbollistët, duke filluar nga Merlin, i cili ka mbyllur dëmtimin dhe do të vazhdojë me ata që janë dëmtuar, shpresohet që jo vetëm të kalojnë dëmtimin, por edhe të rikuperojnë formën e tyre sportive.
Ndërkohë, presidenti Ardian Takaj ka dërguar shpesh mesazhe besimi drejtuar skuadrës, duke i siguruar ata se mund ta arrijnë qëllimin dhe të shmangin rënien nga kategoria. Kjo është ajo që pritet nga të gjithë në Korçë, dhe jo vetëm, pasi futbolli në Korçë është një dashuri e madhe e sportdashësve, të cilët mbështesin ekipin në ditë të mira dhe të vështira.
“KORÇA BOOM”