top of page

Tek tifozët korçarë ndihet keqardhja për humbjen; komentet e tregojnë këtë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 12, 2025
  • 1 min read

Skënderbeu ka humbur një shans të madh për të bërë një hap para në renditje. Kjo ka ndodhur me ekipin e Partizanit, aty ku ishin në disavantazh dhe më pas fundi rezervoi edhe humbjen. Ja disa prej komenteve të lëna nga tifozët ditën e sotme.

Elana: Turp, ishit në avantazh dhe nuk e mbajtët dot rezultatin.

Fatjoni: Skënderbeu i çfilitur në pjesën e dytë, ju varën edhe b… fare, kaq e kishin takatin.

Junik: Nasr dhe Filipe ishin në garë se kush do të humbiste më shumë raste.

Gjergji: Nuk e kuptoj, këta futbollistë duan portën, pa portier, të fusin golin në rrjetë.

Behari: Me këta gjyqtarë kemi humbur tre ndeshje në Korçë. Lojtari i Partizanit duhej të ishte dënuar me të kuq.

Petrika: Nuk dua ta besoj, por me këtë humbje u vendos rënia.

Nikola: Humbje e merituar, ekip që nuk mban dot veten. Humbje që tregon rënien.

Gëzimi: Ekipi ka lojtarë të mirë, por ndodh që fati nuk të do. Kam besim se ne do t’i lemë dy ekipe poshtë nesh dhe nuk do të biem.

Kico: Loja e Skënderbeut u prish pasi u largua Bismark dhe ky ishte momenti ynë i keq.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page