Tifozë korçarë e shkodranë bashkë para ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia
- Korca Boom
- Jan 18
- 2 min read
Skënderbeu-Vllaznia është përballja e nesërme e javës së 21-të e “Abissnet Superiore”, ndërkohë të dy skuadrat njihen për miqësinë e madhe që kanë mes tifozërive. Kjo miqësi nuk është e sotmja, por prej shumë e shumë dekadash, kjo për vetë vlerat e mëdha që kanë Korça dhe Shkodra.
Një ditë përpara ndeshjes së nesërme, një grup tifozësh nga Shkodra kanë mbërritur qysh ditën e sotme, për të qenë nesër prezentë në stadiumin “Skënderbeu” në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.
Nga ana tjetër familja Rezhda si familja më e thekur e këtij Skënderbeu, sigurisht që ka respektuar shkodranët dhe këtë e tregojnë edhe fotot që sjellim më poshtë.
Një miqësi që meriton fjalët më të mira dhe tregon mbi të gjitha kulturën, gjë që duhet ta kenë edhe tifozëritë e tjera.
Nesër në orën 16:30 Skënderbeu-Vllaznia është nga ato ndeshje ku bardhekuqve u duhet fitorja patjetër pasi Skënderbeu dndoeht në vendin e fundit, por ajo që është e garantuar është fakti se në tribuna do të kemi “fair-play” nga të dy tifozëritë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme kur është luajtur ky çift.
Suksese Skënderbeut nesër dhe bravo u qoftë tifozëve që janë me njëri-tjetrin dhe shpalosin kulturën që aq shumë e dëshirojmë në sport.
Skënderbeu-Vllaznia is tomorrow’s match in the 21st round of the “Abissnet Superiore,” and both teams are known for the great friendship between their fanbases. This friendship is not something new, but has existed for many decades, due to the great values shared by the cities of Korça and Shkodra.
One day before tomorrow’s match, a group of fans from Shkodra have already arrived today to be present at the “Skënderbeu” stadium tomorrow in support of their beloved team.
[quads id=7]
On the other hand, the Rezhda family, as one of the most loyal families of Skënderbeu, has certainly shown respect for the Shkodrans, and this is evident in the photos we share below.
“KORÇA BOOM”