Tifozëria korçare komente pa fund pas ndeshjes me Tiranën
- Korca Boom
- Feb 17
- 2 min read
Të shumta kanë qenë komentet jo vetëm të tifozëve korccarë, por edhe të sportdashësve pas asaj humbje me Tiranën, një humbje që jo vetëm la tre pikë, por gjashtë, pasi tani edhe Tirana, si ekipet e tjera, ka krijuar një farë diference. Por tifozët korccarë kanë të drejtë në gjykimet dhe komentet e tyre. Ka nga ata që kanë kritika për futbollistët, gjyqtarin, trajnerin dhe presidencën.
Natyrisht, ata kanë të drejtën e tyre dhe e gjykojnë sipas asaj që ata mendojnë, dhe janë mendime që realisht duhet të respektohen.
Raifi: Le të flenë rehat tani, e kanë ndarë mendjen për një kategori më poshtë, as presidenti nuk i shkundi dot për të sjellë ndryshimin në ekip. Rolandi: Takohemi në kategorinë e parë, ky trajner nuk mundet dot të shpëtojë ekipin, nuk po gjen dot forcën dhe ritmin e duhur. Lindori: Për të qënë realist, ekipit i është mohuar një penallti. Ilia: Një gjyqtar që na ka dënuar shumë, as rivënjen anësore nuk e la në fund, edhe pse koha nuk kishte përfunduar. Bardhoku: Jemi mundur nga një penallti koti, çfarë të kërkosh pastaj nga futbollistët, edhe pse nuk janë pa përgjegjësi. Naimi: Turp për këta gjyqtarë, nuk ishte penallti, futbollistin e Tiranës nuk e preku askush, ai dha penalltinë për ta ndihmuar Tiranën. Gjergji: Nuk na mundi Tirana, por gjyqtari i Tiranës ka dhënë faulla pa fund dhe të paqëna deri sa e shpinte Tiranën në portën tonë. Dashamiri: Jo vetëm që nuk ishte penallti, por edhe pozicion jashtë loje.
Raifi: Let them sleep in peace now, they’ve made up their minds about being in a lower category, not even the president could shake them to bring about change in the team. Rolandi: We’ll meet in the first category, this coach can’t save the team, he can’t find the strength and the right rhythm. Lindori: To be realistic, the team was denied a penalty. Ilia: A referee who has punished us a lot, he didn’t even allow the throw-in to be taken to the end, even though time had not expired. Bardhoku: We were beaten by a pointless penalty, what can you expect from the players, even though they are not without responsibility. Naimi: Shame on these referees, it wasn’t a penalty, no one touched the Tirana player, yet he gave the penalty to help Tirana. Gjergji: We weren’t beaten by Tirana, but the Tirana referee kept calling endless and unfair fouls until he pushed Tirana to our goal. Dashamiri: Not only was it not a penalty, but it was also an offside position.
“KORÇA BOOM”