Tifozët korçarë në vështirësi kë do të …
- Korca Boom
- Oct 24, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/tifozet-me-Tiranwn-1.jpg
Ditën e shtunë në Korçë do të luhet takimi mes Tiranës dhe ekipit të Laçit. Natyrisht që nuk do të mungojnë as tifozët e Skënderbeut për të ndjekur këtë ndeshje pasi është një ndeshje superlige dhe kjo sjell kureshtje.
Por çfarë qëndrimi do të mbajnë tifozët e Skënderbeut, kë ekip do të mbështesin? Kjo është dilema e tyre, dihet që mardhëniet e tyre me Tiranën nuk janë të mira për shumë e shumë arsye, por nga ana tjetër nuk mund të kalojnë me Laçin pasi është ekipi që do pikët dhe kërkon të kapë skuadrën e tyre.
Por edhe fitoren e Tiranës nuk e duan se është me pikë të barabarta me korçarët dhe nuk do të dëshironin kurrë të kishin një shpëputje me pikë para. Kështu që ata do të jenë totalisht neutral dhe do të shijojnë një ndeshje larg emocionit dhe ngarkesës.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”