top of page

Tifozët korçarë reagojnë pas fitores me Dinamon…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 31
  • 1 min read

Updated: Apr 1

Skuadra e Skënderbeut ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në këtë fundsezoni, tri pikë që edhe tifozët i kanë pritur shumë dhe natyrisht kanë dalë nga stadiumi me opinione të ndryshme. Ja disa prej tyre:


Muharemi: Bravo, ishin tri pikë shumë të vlefshme, kështu të vazhdojmë deri në fund.


Ardiani: Tifozët korçarë kanë respektuar trajnerin Ilir Daja për atë që ka lënë në Korçë si një kujtim nga më të mirët.


Dhimitri: Të shikojmë ndeshjet me rivalët direktë, atje duket se sa forcë kemi.


Ohrani: Me Teutën Nasri nuk dukej gjëkundi.


Timi: Po morëm tri pikë në Laç, them me bindje se jemi në Superligë, kjo është ndeshja finale.


Erfani: Bravo, ja dolëm me shumë mundim, por këtë ta tregoni edhe me Laçin.


Pëllumbi: Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, ndërsa në të dytën u pa që në fillim do të ndryshonte situata. Kështu duhet të luhet që nga minuta e parë në çdo ndeshje.



ree

"KORÇA BOOM"

 
 
bottom of page