top of page

Tifozët liqenorë: Pogradec, je krenari dhe emocion për ne…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 31
  • 1 min read

Pogradeci mori një fitore të rëndësishme në kampionat ditën e djeshme. Pas triumfit me Flamurtarin pak ditë më parë, dje surprizuan edhe Vorën kryesuese.


Skuadra e Ard Memës u merr 6 pikë 2 ekipeve të kreut dhe tashmë ndodhen në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit, duke “blinduar” një vend në “Play-Off”. Pas kësaj fitoreje tifozët kanë reaguar në rrjetet sociale, ku theksojnë se nuk janë vetëm një ekip, por krenari.


Të shumta kanë qenë reagimet dhe postimet edhe në faqen “Korça Boom” ku tifozët kanë qenë në “qiellin e shtatë” pas kësaj fitoreje që me plot gojë ka qenë e madhe.


“Liqenorët nuk janë vetëm një ekip, ata janë krenari dhe emocion. Një fitore spektakolare kjo ndaj Vorës, e cila i dha 3 pikëshin e dëshiruar liqenorëve.


Pogradeci synon vetëm fitoren”, - shkruajnë në postimin e tyre.



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page