Tifozët sot do të bëjnë detyrën, radha është e futbollistëve. Ja çfarë pritet…
- Korca Boom
- Feb 10
- 2 min read
Skuadra e Skënderbeut tani ka radhën për të mbyllur këtë javë, kur në Korçë do të presë ekipin e Laçit, një takim që flet shumë për ecurinë e mëtejshme. Është një ndeshje nga ato që quhen finale dhe kjo do të thotë se duhet të merren tre pikët.
Tabela e kësaj jave sjell edhe më shumë shpresë për t’u larguar nga vendi i fundit. Kështu, nëse korçarët marrin tre pikë, barazohen me Tiranën dhe i afrohen me një pikë ekipit të Laçit dhe Bylisit, dhe tabela bëhet më interesante. Pastaj, gjithçka bëhet më intriguese kur ekipi i Elbasanit, i vendit të pestë, është vetëm 28 pikë.
Por këto janë parashikime. Rikthehemi tek fusha e blertë e së pari qëndrojmë tek shkallët, aty ku tifozët korçarë kanë shprehur besnikëri për të mbështetur ekipin dhe do të jenë shumë në numër. Ata do të bëjnë detyrën, por ajo që mbetet është fakti se çfarë do të bëjnë futbollistët.
Duke qenë të gjithë së bashku, duke menduar për atë fanelë me mjaft peshë, duhet të jepet maksimumi. Kur mendon se ekipi ka rritje në lojën e tij, duhet të pajtohemi me fitoren, pasi edhe një barazim e ndërlikon shumë situatën.
But these are just predictions. Returning to the green field, first let’s focus on the stands, where the fans of Korça have shown loyalty to support the team, and they will be many in number. They will do their duty, but what remains is the fact of what the footballers will do.
By being united, thinking of that jersey with much weight, the maximum effort must be given. When thinking that the team has improved in its game, we should expect a victory, as even a draw complicates the situation.
“KORÇA BOOM”