Tirana luan në Korçë të shtunën ndaj Laçit/ Qeraja për stadiumin “Skënderbeu” është…
- Korca Boom
- Oct 24, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/stadiumi_skenderbeu07.jpg
Klubi “Skënderbeu” do të përfitojë plot 6 milion lek nga ndeshja që do të luhet ditën e shtunë Tirana-Laçi e vlefshme për javën e 10 të superiores.
Mbrëmë u vendos që kjo ndeshje të luhej në luhet në stadiumin “Skënderbeu”, pasi Tirana nuk mundi të gjente stadium tjetër.
Burime pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se marrja me qera e stadiumit “Skënderbeu” do ti kushtojë Tiranës plot 6 milion lek dhe sigurisht që këto janë të ardhura që derdhen në arkën e klubit “Skënderbeu”.
Tirana-Laçi do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 17:00, ndërkohë që po të shtunë në të njëjtën orë Skënderbeu do të luajë nga ana e vet ndeshjen e kësaj jave në Elbasan.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”