Tirana-Skënderbeu luhet në Elbasan/ Një “mal” me mungesa për bardheblutë!
- Korca Boom
- Feb 11
- 2 min read
Pas derbit të kryeqytetit, përfunduar me rezultatin 1-1, në një ndeshje që pati gjithcka, emocione,dramë dhe një përleshje massive mes lojtarëve, Tirana këtë herë është thërritur në apel për një tjetër derbi, atë të mbijetesës që do e zhvillojë në fundjavë ndaj Skënderbeut. Luajnë dy skuadra që janë në zonën e rënies. Takimi që do të zhvillohet ditën e dielë, do të luhet në “Elbasan Arena”, duke mos preferuar “Niko Dovanën” të qytetit të Durrësit.
Mungesat janë specifike, ku skuadra duhet të tregojë impakt të menjëhershëm me idetë e teknikut, edhe pse tre nga mesfushorët do të mungojnë. Bëhet fjalë për Soler, spanjolli i dëmtuar ndaj Partizanit nuk do të jetë i gatshëm për 4 javë, gjithashtu me probleme fizike është dhe Ismajli, ndërsa Marku humbi ndeshjen në fundin e takimit, duke e lënë Bledi Shkëmbin tani në emergjencë të repartit.
Kundër Skënderbeut në “Elbasan Arena” megjithatë duhet një ndeshje perfekte e kryeqytetasve, sidomos në linjën e mbrojtjes, pasi Gledi Mici, Përgjoni dhe Gjumsi janë të ndëshkuar me kartona, pa harruar Rimal Haxhiun, i cili shpesh është përdorur si xhol, vijon të vuajë problemet fizike. Pra, “dhimbje koke” për Bledi Shkëmbin që do të duhet të improvizojë në një përballje që duhet fituar me patjetër.
After the capital’s derby, which ended in a 1-1 draw in a match filled with emotions, drama, and a massive brawl between players, Tirana now faces another crucial challenge—this time, a survival derby against Skënderbeu over the weekend. Both teams are currently in the relegation zone. The match, scheduled for Sunday, will take place at “Elbasan Arena,” as the club has opted against playing at Durrës’ “Niko Dovana” stadium.
The team faces significant absences, requiring an immediate impact from the coach’s strategies, especially since three midfielders will be missing. Spanish midfielder Soler, injured against Partizani, will be out for four weeks. Ismajli is also struggling with physical issues, while Marku received a suspension at the end of the last match, leaving Bledi Shkëmbi in a midfield crisis.
Against Skënderbeu at “Elbasan Arena,” the capital’s team will need a flawless performance, particularly in defense, as Gledi Mici, Përgjoni, and Gjumsi are all suspended due to yellow cards. Additionally, Rimal Haxhiu, often used as a utility player, continues to deal with physical problems. In short, it’s a major headache for Bledi Shkëmbi, who will have to improvise in a must-win match.
“KORÇA BOOM”