top of page

Trajneri Trifon Meraku i devollinjve shprehet se…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 1
  • 1 min read

Ekipi i Devollit ndodhet në vendin e tretë një javë para përfundimit të dy fazave të para, një pozicion që do të thotë se ka siguruar edhe fazën e play-off-it.


Në lidhje me këtë pozicion, trajneri Trifon Meraku ka deklaruar: “Mund të them se kemi realizuar objektivin e parë që kishim në fillim të sezonit. Tani, ekipi duhet të mendojë për ndeshjen e fundit dhe më pas për të parë se si do ta arrijmë objektivin final. Por, në këtë moment, jemi realisht të çliruar edhe nga ana psikologjike, dhe futbollistët duhet të shprehin në fushë atë forcë që ne kemi.”


Me sa duket, devollinjtë janë shumë optimistë, por gjithsesi kanë edhe një ndeshje që mund të sjellë surpriza. Kur kujtojmë se ka një ndeshje shumë delikate në Këlcyrë, ku ekipi që po lufton për të mos rënë nga kategoria, luan shanset e sezonit ndaj Devollit.


Pra, me pak fjalë, ndeshja është e vështirë, por Devolli duhet të ruajë vendin e tretë, dhe në rast se nuk arrin të fitojë në Këlcyrë, do të kërkojë një “nder” dhe pret të shohë nga Maliqi ekipin që ka ndeshje me ndjekësin e devollinjve, ekipin e Tomorit.


Nëse Devolli humbet dhe Maliqi me Tomorin dalin në barazim, kjo do të thotë se Devolli do të mbetet në vendin e tretë të renditjes dhe natyrisht ka favoret në fazën tjetër. Të gjitha janë llogari, pasi Devolli mund të marrë fitoren dhe nuk pret të dijë se çfarë do të ndodhë me të tjerët.



 “KORÇA BOOM”


ree

 
 
bottom of page